Një video me pamje jo të mira është duke qarkulluar nëpër internet, ku në të vërehet i gjakosur ish-lojtari i gjigantit italian Inter, Fredy Guarin, raporton gazeta kolumbiane “El Pais”.

Guarin u arrestua sot nga polica kolumbiane, pasi 34 vjeçari raportohet se ka sulmuar të atin e tij dhe disa anëtarë tjerë të familjes.

Në një video të publikuar nga “BluRadio Colombia”, Guarin shihet duke u tërhequr nga policia, nga garazha e shtëpisë së prindërve të tij, ku rrobat e tij janë të mbuluara me gjak.

Sipas autoriteve kolumbiane, policia ka konfirmuar se Guarin është arrestuar dhe i njëjti ka qenë nën ndikimin e substancave narkotike.

Guarin është transferuar tek Interi në vitin 2012, ku ka arritur të bëjë 141 paraqitje në San Siro, para se të shitej drejt Shanghai Shenhua në vitin 2016.