U arrestua këngëtari Aleksandër Gjoka
23 Dhjetor 2019
Gjoka po drejtonte veturën në gjendje të dehur
Gjoka po drejtonte veturën në gjendje të dehur
U arrestua këngëtari i njohur shqiptar, Aleksandër Gjoka. Këngëtari u arrestua pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.
60-vjeçari u ndalua rreth orës 00:15 të mbrëmjes së të dielës në rrugën “Sotir Caci”, duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.
“Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se shtetasi A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l,”- informoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” .
Ndërkohë, u arrestuan edhe 17 drejtues të tjerë automjetesh që po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara, kishin konsumuar alkool apo po përdornin telefonin në timon./oranews