Është arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” një burrë kosovar (me shtetësi suedeze), i cili ishte në kërkim.

Burri është dërguar në burgun e Dubravës.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë-dega Vushtrri, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar (me shtetësi Suedeze), dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.”, ka informuar policia./21Media