Policia sot informoi se ka arrestuar dje një person të dyshuar për‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘kanosje’.

Sipas policisë, i arrestuari është 46 vjeçar.

“Stacioni Policor në Klinë, me datën 02 korrik 2020, ёshtё informuar nga viktimat e rastit, viktimat se bashku me dëshmitarёt kishin shkuar pёr tё biseduar me tё dyshuarin pёr njё problem tё mëhershëm, aty personi i dyshuar kishte ekspozuar armen viktimave ne fshatin Zllakuqan-Klinё. Njësitet Policore menjёhere iu kanё vendit tё ngjarjёs, personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit ёshtё bёrё bastisja e lokalit dhe shtëpisë se personit tё dyshuar: K. lindur me 1974 m/k/sh”, njoftoi policia.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar: një (1) pushkë automatike Sharc, një (1) pistoletë Zoraki M 906 Kal. 9mm, njё (1) karikator i sё njëjtёs armë, një (1) pistoletë Zavodi CZ Kal. 9mm, njё (1) karikator i sё njëjtёs armë dhe tetё (8) fishekё 9mm, njё (1) fishekё 7.65mm.

“I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, informoi më tutje policia./21Media