Policia sot informoi se dje në Viti u arrestua i dyshuari kosovar pasi që i njëjti ka raportuar – deklaruar rrejshëm se nga persona të panjohur i janë grabitur 32 mijë euro.

“Gjatë hetimeve është vërtetuar dhe konstatuar se i dyshuari parat e raportuara i kishte dhënë një personi tjetër të cilit i kishte pasur borgj.”, informoi policia.

Me urdhër të prokurorit kujdestar  rasti procedohet në procedurë të rregullt./21Media