U arrestua personi që kërkohej për 5 vepra penale

 
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë sot ka informuar se falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, më 12 qershor ka arrestuar personin Leorand (Kadri) Rexhaj, i cili ishte duke u kërkuar që nga 14 maji i këtij viti.
I arrestuari ishte duke u kërkuar  për veprat penale: “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, “Vjedhje”, “Mashtrim”, “Kanosje” dhe “Cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”.
Siç ka informuar policia, i dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё
“Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore. Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.”, ka bërë të ditur policia./21Media

Back to top button