Policia sot informoi se në Prizren u arrestua një burrë sepse ishte prezantuar si zyrtar policor me rroba civile.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht është prezantuar si zyrtar policor në rroba civile, e me pas në Stacion policor ka fyer e penguar zyrtarët tjerë policor.”, informoi policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media