I dyshuari u dërgua në mbajtje

I dyshuari u dërgua në mbajtje

Një person është arrestuar mbrëmë në Zhegër të Gjilanit për shkak se nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë lidhur me masat e marra ndaj koronavirusit.

“Si pronar i pompës së derivateve pikërisht brenda objektit të pompës në hapësirën e kafiterisë kishte lejuar të qëndrojnë një numër i konsiderueshëm i klientëve të cilët i kishte shërbyer me pije.”, njoftoi policia.

Lidhur me rastin, u njoftua prokurori, i cili me vendim, të dyshuarit i caktoi masën e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti u dërgua në mbajtje./21Media