U arrestuan 4 persona për “Falsifikimi të parasë” dhe “Posedim të paautorizuar të armëve”

Policia ka informuar se sot ka arrestuar katër persona pë veprat penale: “Falsifikimi i parasë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur nga NJSO-ja dhe Krim Teknika e DPP-së, sot më datë 22 korrik 2021, ka kryer kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personave të dyshuar: H.K (1988), S.K (1970), V. K (2001) dhe V.K (2000), nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i parasë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” Këta të dyshuar që në janar 2021, në bashkëveprim, kanë vënë në qarkullim shumën prej 10,000 dollarëve amerikanë në qytetin e Pejës dhe Prizrenit në të cilat më vonë është konstatuar se ishin të falsifikuara.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Siç ka informuar policia, gjatë kontrollit është gjetur edhe një armë ‘AK-47’ një karikator, 14 (katërmbëdhjetë) fishekë të cal. 7.62, në pronësi të të dyshuarit S.K. ndaj të cilit ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” e sanksionuar nga neni 366 i KPRK-së.
Nga të dyshuarit janë sekuestruar si povë materiale: dy ‘Iphone’ 6S dhe një ‘Iphone’ XS Max.
“Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.”, ka informuar tutje policia./21Media

Back to top button