Policia ka njoftuar se në Dubravë, Njësiti i antidrogës në Pejë ka arrestuar dy burra kosovarë me anë të një operacion policor të fshehtë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 38.4 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një telefon me dy kabllo karikuese për telefon.

Me urdhër të prokurorit dhe gjykatësit janë bastisur edhe dy shtëpitë e të pandehurve.

”Në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona Samsung, një brisk si dhe ne lokacion tjetër janë gjetur dhe konfiskuar 11 tableta te dyshuar te llojit Tramadol, një palë çizme ushtarake me ngjyre te zeze te shfrytëzuar gjate hedhjes se narkotikut, dhe telefonin e llojit Samsung me dy kartela njëra IPKO dh tjetra Vala te shfrytëzuar ne rast nga i dyshuari”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Policia lëndën e ka cilësuar si ”posedim i narkotikëve”.

Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje./21Media