Policia e Kosovës sot informoi se në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për blerje, shitje dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike psikotrope ose analoge.

“Me datë 08.10.2020 pas një pune operative dhe hetimore mbi sigurimin e informatave dhe me urdhër verbal të prokurorit kompetent, Policia e Kosovës ka bërë kontrollimin e një shtëpie dhe objekteve të tjera përcjellëse, ku gjatë këtij kontrolli është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit “Heroinë” me peshë prej 5kg e 529gr. Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i personit të dyshuar S. A. i cili dyshohet se e ka pasur nën posedim substancën e dyshuar narkotike.”, bëri të ditur policia.

Po ashtu, sipas komunikatës, në vazhdën e hetimeve lidhur me rastin është bërë identifikimi dhe arrestimi i personit të dytë të dyshuar A. E. shtetas i Maqedonisë së Veriut, ku dhe janë konfiskuar:

1 ( një) Veturë,

4 (katër) telefona celularë,

560 (pesëqind e gjashtëdhjetë) franga

120 (njëqind e njëzet) euro.

“Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit dërgohen në qendër të ndalimit për 48 orë.”, informoi tutje policia./21Media