Policia njoftoi sot arrestoi dy persona të dyshuar për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’

“Sot me datë 12.06.2020 rreth orës 11:00, Policia e Kosovës, Stacioni Policor ne Istog, është informuar nga viktima, se ne fshatin Oprashkë- Istog, është sulmuar nga dy persona te dyshuar, te cilët kishin shkuar ne pyllin e viktimës për te vjedhur dru.”, njoftoi policia.

Sipas viktimës, ai ishte munduar që t’i ndalte të dyshuarit, mirëpo të njëjtit e sulmuan dhe goditën, me ç’rast i shkaktuan lëndime trupore.

“Njësitet relevante pranë stacionit policor ne Istog, menjëherë iu kane përgjigjur vendit te ngjarjes, pas një pune intensive, kanë arritur te identifikojnë dhe arrestojnë te dyshuarit e këtij rasti: Rr.G. i lindur me 1998 m/k/egjiptian Rr.G i lindur me 2001 m/k/egjiptian.”

Viktima u dërgua për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal në Pejë dhe pas tretmanit u lirua për në shtëpi.

“Pas intervistimit me urdhër te prokurorit te shtetit te dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.”, informoi më tutjepolicia./21Media