Një gazetar i CNN-it është arrestuar, teksa po raportonte drejtpërdrejt për protestat në këtë vend, pas vrasjes së George Floyd.

Në orën 5:09 minuta të mëngjesit (me kohë lokale), korrespondenti Omar Jimenez ishte duke raportuar drejtpërdrejt derisa policia e arrestoi atë. Ai po raportonte nga vendi i ngjarjes së protestës në Meniapolis të SHBA-së.

Kryetari i Minesotës, Tim Walz i kërkoi falje drejtorit të CNN-it. Walz thotë se ai “thellësisht kërkon falje” për atë çka ndodhi.

Pas lirimit, gazetari i CNN-it tha se ai ngushëllohej nga fakti se të paktën njerëzit mund të shihnin se çfarë në të vërtetë po ndodhë atje./21Media