Sot, në 23 vjetorin e rënjes së 21 dëshmorëve të fshatit Hereq, Sllup dhe Dujakë të Gjakovës u bë zbulimi i lapidarit të dëshmorëve të kombit shqiptar.

Zbulimi i lapidarit u bë në vendin e quajtur Oplaz, mbi kompleksin e dëshmorëve në koshare afër kufirit.

Lapidari i dëshmorëve të kombit u ndërtua me financim të Mustaf Halitajt dhe aktivistëve të fshatit Hereq.