Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme pas raportimeve të marra nga B.A. (35) nga Shkupi rreth orës 12:40 ka intervenuar në një vikend-shtëpizë në Kodrën e Diellit.

35-vjeçari në SPB Tetovë ka raportuar se për shkak të reshjeve të mëdha të borës, hyrja në vikend shtëpinë e tij në Kodrën e Diellit, ku gruaja e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur kanë mbetur të ngujuar për shkak se nuk janë në gjendje të dalin nga shtëpia dhe të kthehen në Shkup. B.A gjithashtu ka vënë në dijeni se ata nuk kanë energji elektrike në vilë dhe se nuk kanë më rezerva të ushqimit dhe të ngrohjes.

Menjëherë pas raportit, oficerët e policisë nga Departamenti i Policisë së Kodrës së Diellit janë drejtuar për në shtëpinë e raportuar për të evakuuar personat e ngujuar dhe ndërkohë, në koordinim me vetëqeverisjen lokale, janë përdorur edhe mekanizmat e nevojshme për të pastruar rrugën, pas së cilës personat e evakuuar me veturë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, janë transferuar në shtëpinë e tyre në Shkup./21Media