Gjashtë shqiptarë nga Kosova kanë kaluar një aventurë të rrezikshme në malin e Jezercës.

Ata kishin mbetur për disa orë të bllokuar, derisa Forcat Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes zhvilluan një operacion ajror duke mundësuar shpëtimin e tyre.

6 shtetasit nga Kosova janë dërguar me helikopter në Theth në gjendje të mirë shëndetësore.

“Një helikopter i Forcës Ajrore u angazhua në operacionin e kërkim shpëtimit në malin e Jezercës ku prej disa orësh ishin bllokuar 6 shtetas nga Kosovë. Operacioni nga ajri nisi rreth orës 19 dhe pak minuta më parë turistët u morën nga zona ku ishin bllokuar dhe u dërguan shëndoshë e mirë në Theth. Operacioni i Forcës Ajrore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përfundoi me sukses” njofton Ministria./oranews