U.d. Presidentja e Kosovës, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nga nesër (16 dhjetor) e deri të premten (18 dhjetor) do të qëndrojë për vizitë në Shqipëri, në vizitën e parë zyrtare prej se e ka marrë detyrën.

Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh. Ajo do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi dhe me Kryeministrin Edi Rama.

Osmani, siç njoftoi zytra e presidentit, gjatë vizitës në Shqipëri do të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, me kryebashkiakun Erion Veliaj, si dhe me me ish-Presidentin e Shqipërisë, Sali Berishën./21Media