“U dhanë sinjale se demarkimi i kufirit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi mund të ketë shenjë përmirësuese”

Politologu Fidan Ukaj sonte në RTV21 deklaroi se vizita e Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në Kosovë është shumë e rëndësishme.
Ai në emisionin debatues “Click” tha se Gjukanoviq u dha shumë përgjigje dilemave dhe pyetjeve të ngritura.

Ukaj theksoi se sot u dhanë sinjale se demarkimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi mund të ketë një shenjë përmirësuese.
“Sot pamë nga Presidenti malazias se mund të kemi një korigjim të kufirit duke referu marrëveshjes të dy Presidentëve të asaj kohe”, shtoi ndër të tjera politologu Ukaj./21Media

Back to top button