Vajza e këngëtares së mirënjohur, Remzie Osmanit është fejuar dje. Në një ambient tejet të bukur, të zbukuruar me drita, pranë detit u fejua vajza e Remzies, Riola.

Riola Hamzaj i tha po propozimit për fejesë nga i dashuri i saj, Besjan Bytyqi, shkruan rtv21.tv

Me rastin e fejesës së vajzës, natyrisht që nuk mungoi urimi nga këngëtarja e mirënjohur, e cila publikoi edhe pamje të bukura nga fejesa e së bijës.

“Ma mori çupken, urime”, shkroi këngëtarja krahas njërës video, të cilën e publikoi në instagram për 220 mijë ndjekësit e saj.

Kujtojmë që, Remzie Osmani është e martuar me Halil Hamzajn dhe së bashku kanë dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën./21Media