Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sot ka bërë të ditur se mbrëmë ka festuar ditëlindjen me rreth 15 persona, por që atij i ka shkuar policia, të cilët, sipas tij, e kanë lajmëruar për dasmë.

Ahmeti ka theksuar se festa ishte planifikuar të mbahej në një hapësirë private dhe se nga policia ka kërkuar të gjobitet sipas ligjit.

“Unë dhe mysafirët u dënuam me gjoba për mosmbajtje të distancës dhe maskave. Nga 35 euro. Në këso rrethanash dhe pa hyrë në konspiracione, me sinqeritetin më të madh e falënderoj Policinë e Kosovës dhe AVUK për sjellje profesionale gjatë vizitës. Mua mbledhia private më kushtoi më shtrenjtë, por rregullat vlejnë edhe për kryetarin pa marr parasysh se a pajtohem me masat apo jo. P.s. Kjo ishte mënyrë e mirë me tregu se sot kam ditëlindjen”, ka shkruar Ahmeti në facebook./21Media

Mbrëmë kam festuar ditelindjen me familje në një hapësirë private – jo biznis – ku kemi qenë rreth 15 persona prej të…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Sunday, April 18, 2021