Policia e Kosovës sot informoi se në harkun kohor të javës që lamë pas, për shkelësit e orareve të përcaktuara për lëvizje, ata që nuk kanë respektuar izolimin dhe karantinën, ata që nuk kanë respektuar cilëndo nga masat e  përcaktuara me vendimet e Qeverisë janë shqiptuar 1100 fletëparaqitje, derisa janë dhënë mbi 270 vërejtje.

Policia theksoi përmes komunikatës se asnjëherë nuk janë lënë anash detyrat dhe përgjegjësitë primare për ruajtjen e rendit publik dhe garantimin e sigurisë.

“Duke parë që ulja e numrit të rasteve dhe zvogëlimi i mundësive të përhapjes së virusit  është i lidhur drejtpërsëdrejti me respektimin e masave mbrojtëse, ne presim që sikurse çdo herë tjetër dhe për çdo çështje tjetër,  të jemi në frymën e njëjtë me qytetarët për respektimin e këtyre masave dhe uljen e pasojave që mund të vijnë nga e kundërta.”, bëri të ditur policia më tutje./21Media