Një i ri nga Kosova, Adrian Ramadani ka vdekur mbrëmë në Zvicër si pasojë e goditjes nga treni.

I riu ishte me prejardhje nga fshati Panorc i Malishevës.

Komuna e Malishevës  ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, përmes një telegrami ngushëllimi.

“Sot, në mesditë na tronditi lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta e të riut Adrian Ramadani nga Panorc. Ai, humbi jetën tragjikisht mbrëmë në një qytet në Zvicër. Ndarja nga jeta e tij, na tronditi pa masë. Solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen me familjarët e Adrianit, dhe do të ju qëndrojmë afër në përballimin e kësaj dhimbje të madhe. Në emër të Komunës së Malishevës, ju shprehim ngushëllime familjes Ramadani dhe të afërmëve të tyre”,thuhet në telegram.

Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mbrëmë humbi jetën edhe një i ri nga Kosova. Ky është Adrian Ramadani i cili u godit nga treni për vdekje në qytetin Nauchatel. Ngushllimet e mia më të sinqerta familjës dhe farefisit. Ndajmë dhimbjen së bashku!”, ka shkruar Pacolli./21Media