U godit nga vetura, vdiq një 75 vjeçare
18 Dhjetor 2020
Një aksident me fatalitet u regjistrua këtë të premte në Vlorë.
Një 75-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 37-vjeçar.
E moshuara po lëvizte në këmbë në momentin e aksidentit.
Shoferi u shoqërua nga efektivët në komisariat./vizionplus