Dy persona janë arrestuar mbrëmë rreth orës 19:00 të dyshuar për grabitje. Arrestimi i tyre është bërë nga njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Bëhet fjalë për dy raste të ndara të grabitjeve që kanë ndodhur në fillim të këtij muaji (2 dhe 6 dhjetor 2020), në lagje të spitalit, ku dy viktimave (femra) me forcë u janë grabitur çantat e krahut. Puna e hetuesve policor lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të arrestojnë dy persona të dyshuar: Ø E. B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës Ø E.B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”, ka thënë Ahmeti.

Tutje jo ka bërë të  ditur se hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes./21Media