U kap duke kontrabanduar 7 të huaj me kamion, kosovari nuk arrestohet

Një kosovar është ndaluar të mërkurën, rreth orës 1 e 30 të natës, pasi u kap, siç bën të ditur policia, duke “kontrabanduar shtatë meshkuj të huaj”.
Këta u “gjetën” në rimorkion e kamionit që po e ngiste i dyshuari, kur u bë një kontroll i këtij automjeti, në Babush të Ferizajt.
Viktimat, për të cilët nuk u dha asnjë informatë se nga vinin, kush ishin nisur të shkojnë dhe prej nga janë, siç bëhet e ditur, u dërguan për akomodim në qendrën e pritjes për migrantë ndërsa drejtuesi i kamionit është liruar në atë që policia e quan procedurë të rregullt.