Arrestohet një i ri në Shkodër, për mbjellje dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Policia e Shtetit njofton se në pranga ka rënë P. B., 28 vjeç, banues në fshatin Prekal.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe kontrollit të territorit me dronë, u bë lokalizimi i 28-vjeçarit, i cili në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Pult, dyshohet se kishte hapur një sipërfaqje toke enkas për të kultivuar kanabis.

Policia e Shtetit njofton se kontrollet e territorit po vijojnë pa ndërprerje me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të kanabisit.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./vizionplus