U kapën duke bërë shit-blerje të drogës, tre të arrestuar

 

Policia informoi se mbrëmë në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë u arrestuan tre persona, sepse u kapën duke bërë shit-blerje të narkotikëve.

Lidhur me rastin u sekuestruan 1.288 kg heroinë, dy peshore digjitale, një AK 47 me një karikator, pesë fishekë si dhe 295 euro.

“Pas një pune hetimore janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dy prej tyre janë zënë në flagrancë duke bërë shit-blerje të narkotikëve, njëri nga ta ka tentuar të ikë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka siguruar nga gjyqtari urdhrin verbal për bastisjen e shtëpive të të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar 1.288 kg (një kilogram e dyqind e tetëdhjetë e tetë gram) substancë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, dy peshore digjitale, një AK 47 me një karikator dhe pesë fishekë si dhe 295 € para të gatshme.”, informoi sot policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit u dërguan në mbajtje./21Media

Back to top button