U kapën duke bërë shit-blerje të substancës narkotike, dy të arrestuar

Policia ka informuar se të enjten në mbrëmje janë arrestuar dy burra në Prizren, të cilët janë zënë në flagrancë duke bërë shit-blerje të substancës narkotike.
“Gjatë kontrollës në trupin e tyre janë gjetur një qese me substancë narkotike Marihuanë si dhe para të gatshme 190 €. Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e dy të dyshuarve ku gjatë bastisjes në njërën shtëpi është gjetur një peshore digjitale dhe një mbetje e kokainës.”, ka bërë të ditur policia.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button