Kaloni te përmbajtja kryesore

U kapën në flagrancë me lëndë narkotike, vihen në pranga 4 shtetas

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Twins”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. L., 25-vjeç, G. P., 30-vjeç, P. K., 18-vjeç dhe J. Z., 18-vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një lokal në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit A. L dhe G. P, të cilëve iu gjet një sasi kokainë, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen. Ndërsa P. K dhe J. Z, shtetas grek, nuk kanë kallëzuar për krimin.

Shtetasit A. L. dhe G. P. përdornin automjetet e tyre tip “Benz”, të ngjashëm me njëri-tjetrin, për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim konfuzimin e policisë.

Lënda narkotike në sasi një kilogram e gjashtëdhjetepesë gramë, së bashku me dy automjetet, telefonat mobilë e shtetasve të arrestuar, dhe një shumë parash, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button