Portugezi  u shpreh se të gjitha hotelet e tij në Portugali do të shërbejë si karantinë

Portugezi  u shpreh se të gjitha hotelet e tij në Portugali do të shërbejë si karantinë

Pas polemikave që mjekja italiane bëri me deklaratën e saj për pagesat e lojtarëve të futbollit në krahasim me atë të mjekëve, Cristiano Ronaldo u shpreh se të gjitha hotelet e tij do të kthehen në spitale.

Sulmuesi portugez bëri të ditur se prej javës së ardhshme, të gjitha hotelet e tij në Portugali do të shërbejnë si karantinë për të gjithë personat e infektuar nga COVID-19 dhe nuk do të paguajnë absolutisht asgjë.

Madje ai njoftoi se do t’i paguajë të gjithë mjekët që do të punojnë në këto ambjente, shkruan oranews.

Fizioterapistja Valey Cambiaghi para pak ditësh shpërtheu përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar vëmendje e vlerësim ndaj mantelbardhëve në Itali. Duke bërë një paralelizëm tejet domethënës mes pagës së mjekëve dhe futbollistëve, Valery  shkroi: “Thuajse iu jepni një milion euro në muaj futbollistëve dhe 1mijë e 300 euro mjekëve e studiuesve shkencorë. Tani le të kujdeset Ronaldo për ty!”.

Koronavirusi ka shkaktuar 5 mijë e 438 viktima dhe 145 mijë e 853 të infektuar në të gjithë botën. 72 mijë e 550 persona janë shëruar dhe kanë lënë spitalet. Vendi më i prekur është edhe vendi nga ku filloi shpërthimi i koronavirusit, Kina me 3 mijë e 189 të vdekur dhe 80 mijë e 824 të infektuar. Megjithatë, rastet e reja me koronavirus kanë ardhur duke u ulur. Vendi i dytë më i prekur është Italia me 1 mijë e 266 viktima dhe 17 mijë e 660 të infektuar. Prej disa ditësh vendi është shpallur zonë e kuqe.