Qytetarët duhet të rrinë 14 ditë të izoluar

Qytetarët duhet të rrinë 14 ditë të izoluar

120 shqiptarë që ishin bllokuar në Itali u riatdhesuan në Shqipëri.

Në aeroportin e Rinasit mbërriti avioni “Lasgush” me të gjithë shqiptarët, ku pjesë e këtij operacioni ishte edhe ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

Udhëtarët thanë se ndaj tyre janë ndjekur të gjitha protokollet. Ata do të duhet të rrinë 14 ditë të izoluar, për shkak se vijnë nga një zonë shumë e prekur nga koronavirusi.

“Unë kam qenë e sëmurë dhe kisha shkuar për vizita shëndetësore”, tha një qytetare .

“Isha në Itali se më lindi vajza”

“Kam qëndruar një muaj”

Ministria u shpreh se operacioni do të vijojë gjatë gjithë javës duke bërë të mundur kthimin e shqiptarëve të mbetur në shtete të ndryshme, nëpërmjet rrugëve tokësore dhe ajrore.

Rikthimi i qytetarëve, sipas prononcimit të MEPJ, do të bëhet sipas tre kategorive në të cilat përfshihen: qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar më shumë se 90 ditë në vendet ku ata janë bllokuar, studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe rastet humanitare./oranews