Osman e Zoja Telaku hapën fermë pulash me 4 mijë copë

Osman e Zoja Telaku hapën fermë pulash me 4 mijë copë

Në mesin e shumë kulturave bujqësore, fermerët kosovarë kanë filluar të prodhojnë edhe produkte bio, të cilat karakterizohen me vlera të larta ushqyese, pasi që prodhimi i tyre bëhet në mënyrë natyrale pa përdorimin e pesticideve e koncentrateve të ndryshme për rritjen më të shpejtë. Vezët bio, janë ndër produktet të cilat kanë filluar të prodhohen në masë të madhe në vendin tonë, e të cilat pavarësisht se kanë çmim më të lartë në treg, 6 euro 30 kokrra vezë, po shiten mjaft mirë, pasi që edhe qytetarët janë vetëdijesuar për rendësin e këtyre prodhimeve. Një shembull i tillë vjen nga Banja e Malishevës./21Media