Aktori amerikan Seth Rogen, ka kohë që ka vjedhur zemrat e dashamirëve të tij në mbarë botën me role humoristike. Megjithatë ai ka dëshmuar se është i aftë edhe për role serioze.

Ky aktor, kësaj radhe paraqitet edhe me një rol në komedi. Fjala është për komedinë An American Pickle”, traileri i së cilës u lansua.

Në fakt, ky projekt e paraqet Rogen në njërin prej roleve më të egra. Ai zgjohet pas një shekulli, në një tinar me turrshi.

Ngjarja në këtë komedi bazohet në tregimin e shkurtër të vitit 2013, të autorit Saimon Rich, të titulluar “Sell Out”.

Në këtë film, Rogen paraqitet me dy role, me të personazhit i cili zgjohet nga turrshitë, dhe nipit të tij, që paraqitet në ditë moderne, përcjell rtv.21.tv

Ai imigron në Amerikë, në vitin 1920, në kërkim të një jete më të miëe. Por një ditë duke punuar në fabrikë, bie në një tinar turshishë ku edhe qëndron 100 vjet.

Uji i kripur e ruan mirë atë, dhe kur Rogen paraqitet në Brooklyn-in e sotëm, e sheh se nuk ësht plakur fare. Këtu ai zbulon se anëtari i vetëm i mbijetuar në familjen e tij është një nip.

Komedia “An American Pickle” do të lansohet në HBO Max muajin gusht 2020./21Media