U lirua ish-kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu

 

Ish-kreu i OVL UÇK-së, Faik Fazliu sot u lirua nga paraburgimi, pas arrestimit të mbrëmshëm nga policia e Kosovës.

Lajmin e bëri të ditur ushtruesi i detyrës së OVL UÇK-së, Faton Klinaku përmes një postimi në facebook.

”Gjykata tani i ka edhe faktet me video, të ushtrimit të dhunës ndaj tij gjatë arrestimit”, shkroi Klinaku.

Faik Fazliu u arrestua mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën ”Tranziti i Ri” në Prizren./21Media

Back to top button