Xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova dje i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me Suela Muminoviç, në një ambient tejet të bukur në Pejë, shkruan rtv21.tv

Xhudisti i njohur pejan ka publikuar dje në instastory një imazh tejet të bukur me personin e zemrës, me ç’rast ka shkruar “Martesa.

Po ashtu, në instastory, Gjakova ka publikuar pamje të familjarëve, miqve, të cilët e kanë uruar me rastin e martesës.

 

Akil Gjakova (i lindur më 4 janar 1996 në Pejë) është xhudisti i njohur kosovar, i cili lufton në kategoritë e peshës deri në 66 dhe deri në 73 kilogramë.

Sa u përket sukseseve në karrierë, disa nga arritjet e Akil Gjakovës janë: në vitin 2018 ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Grand Slamin e Parisit, ku ka fituar medaljen e artë. Gjakova në vitin 2018 është shpallur kampion i evropianit, që është mbajtur në Gyor të Hungarisë. Ndërsa, në vitin 2019, ai ka fituar medaljen e artë në Hungari./21Media