Sot është ditë e shënuar në familjen e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit. Djali i dytë i tij, Driloni vuri kurorë me personin e zemrës së tij, Elenën.

I pari i Drenasit përmes facebook-ut i uroi çiftit lumturi, me ç’rast bëri të ditur se shkaku i kushteve të vetizolimit nuk mori pjesë në ceremoni.

“Për shkak të kushteve të vetizolimit, nuk mora pjesë në ceremoni, por, mendja dhe zemra ime ishte me ta, ashtu siç ishin edhe bekimet e Babës Tush e Nënës Ki për çiftin. Ju duam Elenë e Drilon, paçi gjithmonë lumturinë!”, shkroi ndër të tjera Lladrovci në facebook, ku publikoi edhe disa imazhe të çiftit të ri./21Media