Nicki flet rreth martesës

Nicki flet rreth martesës

Reperja e njohur ndërkombëtarisht, Nicki Minaj u martua. Reperja zbuloi në një emision të radio Queen se ajo dhe i dashuri i saj, Kenneth Petty morën dokumentin martesor.

“Ne posedojmë dokumentin martesor. Mendoj se arrita atë që doja, lumturinë. Ishte shumë e vështirë ta arrija. Tani që jam këtu, nuk dua ta rrezikoj për dikë ose diçka”, tha Minaj.

Besohet se ata janë në lidhje që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Petty shfaqet në klipin e këngës së re të Minaj me titull “Megatron”. Në një pjesë të këngës i referohet të kaluarës së tij kriminale./21Media