Sonte në Gjilan u mbajt koncerti “Ti nuk je vetëm”, si ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Me masa anti-COVID-19, siç informoi komuna e Gjilanit, në sallën e teatrit të qytetit morën pjesë personalitete të rëndësishme të jetës politike, të fushës së mjekësisë, kulturës e qytetarë të rëndomtë.

Të pranishmit kanë parë performancën fantastike të sopranos së Teatrit të Operës së Tiranës, Eva Golemi, e shoqëruar nga Genita Hoxha – piano dhe Mario Guralumi – violincelo.

“Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, pasi falënderoi kreun e Gjilanit, Lutfi Haziri, për mbështetjen e ofruar në kalendarin e aktiviteteve për nder të muajit tetori rozë, ka thënë ky është kulmim i aktiviteteve në kuadër të shënimit të muajit rozë, duke shpresuar se sado pak kanë ndikuar në ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.”, bëri të ditur komuna e Gjilanit përmes komunikatës.

Fushata “Ti nuk je vetëm” do të përmbyllet më 30 tetor, me një ligjëratë këshilluese, e cila do të jepet online me fillim në ora 17:00./21Media