U mbyll dita e katërt e protestës, u lëndua një efektiv i policisë
12 Dhjetor 2020
U mbyll protesta e sotme në kryeqytetin e Shqipërisë, në ditën e katërt të saj, ndërsa gjatë protestës mbeti i lënduar një efektiv i policisë para Drejtorisë së Policisë Tiranë. Shkak ishte hedhja e kapsollëve nga protestuesit.
Ndërkohë, policia nisi shoqërimet me policë civilë pa nisur mirë protesta. Me pjesëmarrje më të paktë në numër, ata nisën marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pas u drejtuan drejt Drejtorisë së Policisë.
Rruga nuk shkoi qetë, hodhën gurë, shashka në drejtim të policisë, ndërsa dëmtuan edhe sinjalistikën. Pa mbërritur te drejtoria ata u shpërndanë me gaz.
Më pas, policia nisi një aksion nëpër rrugica duke bërë shoqërimin e tyre. Disa u ndaluan nëpër pallate, të tjerë në rrugë. Shoqërimet vijuan deri në mbyllje të protestës, rreth orës 21:00./oranews