Inspektorati komunal në Malishevë, në kuadër të zbatimit të masave mbrojtëse kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, sot i ka mbyllur dy furra të bukës në qytetin e Malishevës, pasi pronari i tyre ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Pronari i furrave, i cili nuk është banor i Komunës së Malishevës, e ka njoftuar inspektoratin komunal në Malishevë, se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, dhe më pas inspektorati i ka ndërmarrë veprimet ligjore, duke i mbyllur këto dy furra.”, ka njoftuar komuna e Malishevës.

Furrat do të mbesin të mbyllura deri në një vendim tjetër të organeve përgjegjëse, pasi personi të konsiderohet plotësisht i shëruar./21Media