U mbyllën vendvotimet në Mitrovicën Veriore
29 Nëntor 2020
Në orën 19:00 u mbyllën vendvotimet në Mitrovicën Veriore, ku gjatë ditës qytetarët shfrytëzuan të drejtën e votës për të zgjedhur të parin e kësaj komune.
Ndryshe, procesi zgjedhor kaloi kryesisht pa probleme, me përjashtim të disa parregullsive të vogla.