Në orën 19:00 u mbyll qendra më e madhe e votimit në komunën e Podujevës, qendra në shkollën e mesme ekonomike “Isa Boletini”, në të cilën të drejtë vote kanë 14 mijë qytetarë.

Kryesuesi i qendrës së votimit në shkollën ekonomike “Isa Boletini”, Fehmi Zeqiri bëri të ditur se deri në orën 17:00 dolën për të votuar 30% e votuesve.

Ai vlerësoi se procesi i votimit në këtë qendër shkoi në rregull, por që përmendi arrestimin e një personi që fotografoi votën.