Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se ka nënshkruar ndarjn e buxhetit për pagesën prej 300 eurove për muajin maj për kategorinë e specializantëve vullnetarë, përfitues nga pakoja fiskale emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës për personelin e ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19.

Sipas njoftimit të Zemajt, me kryerjen e kësaj pagese, përmbyllen obligimet financiare nga kjo pako sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për stimulimin dy mujor të personelit që ka qenë i angazhuar dhe ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19./21Media