Policia sonte informoi se i dyshuari Rr.M, 26 vjeçar është ndaluar në Prishtinë për shkak se dyshohet për veprat: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi , kontroll apo posedim të pa autorizuar të armës” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

“Me datën 10 dhjetor 2020, në ora 00:05, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mihail Grameno”, në Prishtinë, ku nuk ka pasur persona të lënduar, është raportuar vetëm për dëmtim prone (automjet). Personi i dyshuar, sot i është përgjigjur ftesës së policisë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit, si dhe i është sekuestruar një armë e tipit Zoraki, që dyshohet të jetë përdorur në rast.”, bëri të ditur policia përmes një njoftimi.

Ndërkohë që, për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, sipas policisë janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorin e shtetit./21Media