Më shumti raste të ndalimit në 24 orët e fundit ka pasur Prishtina

Më shumti raste të ndalimit në 24 orët e fundit ka pasur Prishtina

Policia e Kosovës vazhdon të shoqërojë personat, të cilët nuk po i respektojnë masat e marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit SARS-COV 2 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të shkuara, janë shënuar 38 raste të tilla, ndërsa janë ndaluar 69 persona në të gjithë vendin.

Numri më i madh i rasteve dhe të ndaluarve është në rajonin e Prishtinës.  Policia ka njoftuar se në 15 raste janë shoqëruar në polici 25 persona.

Në rajonin e Pejës janë ndaluar 17 persona në shtatë raste të ndryshme.

Në rajonin e Gjilanit janë shënuar 8 raste për “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” dhe janë ndaluar 16 persona.

Në rajonin e Gjakovës janë nëntë të ndaluar në 6 raste të ndryshme, ndërsa në rajonet si ai i Mitrovicës së Veriut dhe Prizrenit është arrestuar nga një person.