U ndaluan dy persona, iu gjetën rreth 7 kg substancë narkotike

 

Policia informoi se sot në pikë kalimin kufitar në Vërmicë në një automjet u gjetë një sasi e substancës së dyshuar narkotike dhe u ndaluan dy persona.

Siç informoi policia, sipas matjeve fillestare u gjetën rreth 7 kg substancë narkotike.

“Me datë 28.02.2021, rreth orës 16:05, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, dy persona të dyshuar m/k, me automjetin  e tipit Renault clio ngjyrë e kuqe ( targat e njohura për Policinë), kanë ardhë për të hyrë në RKS. Pas dyshimeve të ngritura zyrtari kompetent policor ka kërkuar selektimin për kontroll të hollësishëm në vijën e dytë nga njesiti anti-kontrabandë i Doganës së Kosovës dhe Policia. Gjatë kontrollit të përbashkët nga oficerët doganorë dhe policorë në pjesët anësore te ulëset e pasme të automjetit është hasur një sasi e dyshuar e substancës narkotike e mbështjellur me qese najloni, (sipas matjeve fillestare rreth 7 kilogram).”, u bë e ditur në komunikatë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit u ndaluan për 48 orë dhe të gjitha veprimet e mëtutjeshme ligjore, sipas policisë, do të ndërmerren në bashkërëndim me autoritetet kompetente të drejtësisë./21Media

Back to top button