U nënshkrua sot nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i EMCDDA, Alexis Goosdeel marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësisë nga Droga.

Kjo marrëveshje u nënshkrua Me këtë rast, siç informoi MPB, ministri Agim Veliu theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme, si bartëse e Strategjisë kundër Narkotikëve dhe Planit të Veprimit 2018-2022, është e angazhuar maksimalisht në fuqizimin dhe zbatimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe luftimin e narkotikëve.

“Veliu gjithashtu u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme, është dhe do të vazhdoi të jetë partner serioz për luftimin dhe eliminimin e problemit me drogat, si dhe në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të raportimit të problemeve dhe zgjidhjeve në fushën e drogave në nivel vendi, dhe se EMCDDA është adresa kompetente dhe me kredibile mbi të dhënat e drogave në BE, e që edhe ky fakt gjithashtu përbën një element shtesë për të ngritur bashkëpunimin tonë në një nivel edhe më të avancuar.”, u bë e ditur në komunikatë.

Ndërsa, në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi se ndihet i kënaqur për finalizimin e një marrëveshje kaq të rëndësishme, që sipas tij, i jep një dinamikë punës së përbashkët dhe punës në fuqizimin e politikave nga legjislacioni i BE-së për monitorimin e drogave.

Gjithashtu, drejtori i EMCDDA, Alexis Goosdeel, u shpreh i lumtur se tashmë ka një siguri të mirë të bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për luftimin dhe eliminimin e problemit me drogat.

Bashkëpunimi me EMCDDA zhvillohet tash e disa vite, e që është realizuar përmes pjesëmarrjes në takime të ndryshme rajonale, punëtori, trajnime dhe përgatitje të raporteve. Pikë kontakti e MPB-se është Sekretariati i Strategjive, deri në momentin kur do të themelohet Observatori i Drogave, kërkesë kjo e EMCDDA, si dhe një nga kriteret për liberalizimin e vizave./21Media