Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit

Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit

Ud. Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla sot nxori vendim që të gjithë personat që hyjnë në Kosovë përmes pikave kufitare, pas nënshtrimit të kontrollit mjekësor, do të dërgohen në karantinë të përcaktuar sipas vendimit të Qeverisë.

Siç njofton ministria, përjashtohen nga pika 1 e këtij vendimi, shoferët shtetas të Kosovës dhe të huaj të mjeteve transportuese të mallrave, të cilët pasi t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor, vlerësohen se nuk janë të dyshimtë me COVID-19,  të njëjtit duhet të veprojnë sipas Udhëzuesit nr. 107 të datës 16.03.2020, të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

“Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet pika 2 e Vendimit nr.01/13 të datës 18.03.2020, të Qeverisë së Republikës se Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.”, njoftoi ministria përmes komunikatës./21Media