Ishte veprimtar nga Kosova në Suedi

Ishte veprimtar nga Kosova në Suedi

Sot në moshën 73 vjeçare është ndarë nga jeta Dr. Shaqiri Shaqiri. Ai si veprimtar e dikurshëm i Lëvizjes Kombëtare siç kishte bindje ta quante LDK-në ishte përfaqësues i Kosovës në vendet Skandinave

Shaqiri, i cili vendlindje e pati Pejen, u dallua gjate tere kohës me veprën e tij të madhe pedagogjike, shkencore, publicistike dhe atdhetare .

Në Fakultetin Filozofik të Prishtinës studioi Gjuhën angleze dhe Letërsinë angleze e amerikane, ndërsa pas diplomimit qëndroi një vit në Londër për studime gjuhësore.

Në vitin 1977 magjistron me temën “Shekspiri në përkthimet bashkëkohore shqipe”, ndërsa në vitin 1980 doktoron me temën “Edit Durhami dhe Shqiptarët”.

Nga gjuha shqipe në gjuhën angleze ka përkthyer antologjinë e poezisë shqipe të poetëve të Kosovës, “Degë e Pikëlluar”.

Për shtatë vjet rresht ka udhëhequr Zyrën e Kosovës për Skandinavi me seli në Stokholm dhe  njëri ndër diplomatët-zëdhënës më të fuqishëm të UÇK-së./21Media