“U nis në drejtim të Serbisë dhe u zhduk”, motra raporton vëllain e zhdukur

Një grua në Gjakovë ka raportuar të premten në Polici se vëllai i saj është zhdukur që nga 25 nëntori i vitit të kaluar.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, ajo ka thënë se atë ditë, vëllai ishte nisur në drejtim të Serbisë dhe deri tash nuk është kthyer.

Rasti është iniciuar si “person i zhdukur”.

“Rr. Dëshmorët e Dujakës, Gjakovë. 12.01.2024-15:45. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj që nga data 25.11.2023 ka dalë nga shtëpia dhe është nisur në drejtim të Serbisë dhe deri më tani nuk është kthyer dhe nuk ka njohuri se ku gjendet”, thuhet në njoftim të Policisë./21Media

Back to top button